Inter ka marrë fitoren e radhës në kampionat pasi ka mundur 4-2 Sassuolo-n në javën e 35-të. Një fitore që i lejon zikaltrit të parakalojnë Lazio-n dhe të ngjiten në vendin e tretë në klasifikim.
Kanë qenë miqtë që kanë kaluar në avantazh në minutën e 11-të më Berardi-n, por që është anuluar nga VAR për pozicion jashtë loje.
Katër minuta para fundit të pjesës së parë ka ardhur goli i zikaltërve. Një gol i mrekullueshëm i shënuar nga Romelu Lukaku, i cili ka tundur rrjetën me një goditje të frikshme pavarësisht se ishte në rënie e sipër.
Në pjesën e dytë ka ardhur edhe dyfishimi i avantazhit për zikaltrit pas një autogoli të Treassoldi-t. Tri minuta më vonë ka ardhur edhe goli i tretë i shënuar nga Lautaro Martinez falë një devjimi.
Reagimi i Sassuolo-s ka ardhur në minutën e 63-të me një gol të Matheus Henrique, i cili dërguar topin në rrjetë me një goditje me kokë pas një asisti të bukur të Berardi-t.
Rezultati ka ndryshuar përsëri në minutën e 77-të me Sassuolo-n që ka ngushtuar përsëri diferencat duk shënuar golin e dytë me Frattesi-n. Megjithatë, zikaltrit janë kundërpërgjigjur duke shënuar golin e katërt me Lukaku-n.