Ndeshja e katërt finale ndërmjet Pejës dhe Trepçës në “play-offin” e Superligës së Kosovës në basketboll zhvillohet sot.
Palestra sportive “Karagaçi” në Pejë është arenë e takimit që nis nga ora 17:15.
“Verdhezinjtë” synojnë fitoren për të barazuar në 2:2 serinë finale, ndërkaq Trepça me fitore shpallet kampione e Kosovës.
Ndeshja e parë në Mitrovicë kishte përfunduar me fitoren e mitrovicasve 94:86.
Peja triumfoi 107:79 në aktin e dytë final, ndërkohë ditë më parë “Minatorët” rikthyen avantazhin në seri me fitoren 97:90.
Skuadra që fiton tri ndeshje në finale do të stoliset me titullin e më të mirit këtë edicion në elitën e basketbollit kosovar.