Pesë ndeshjet e javës së 34-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në të njëjtën ditë, pra sot.
Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Anamoravë me derbin e madh të futbollit të Kosovës mes Gjilanit dhe Dritës.
Kjo ndeshje njëherit do të jetë në një mënyrë edhe përcaktuese për fatin e Dritës në rrugën e tyre drejt titullit të kampionit këtë edicion.
Fitorja do t’ia bënte Gjilanit punë të kryer vendin që dërgon në garat evropiane, ndërsa triumfi do t’ia lehtësonte shumë punët Dritës në garë për titullin e katërt në histori.
Kompania e madhe e basteve sportive “1XBet” ka publikuar kuotat e kësaj përballje, duke e favorizuar ekipin bardhekaltër.
Kuota për fitoren e Gjilanit llogaritet 3.90, barazimi 3.28, ndërsa për triumfin e Dritës kuota llogaritet 1.93.
Derbi i Anamoravës nis nga ora 15:00./Lajmi.net/