Në xhiron e 37-të të Serisë B, Genoa humbi nga Frosinone 3:2, por kjo disfatë nuk do t’i trishtojë sepse ata tashmë kanë konfirmuar rikthimin në Serie A.
Në këtë sfidë është regjistruar edhe një gol që mori jo pak vëmendje edhe jashtë Italisë, shkruan lajmi.net.
Genoi kaloi në avantazh vetëm pas 14 minutave lojë kur ish-reprezentuesi i Kroacisë, Milan Badelj realizoi supergol nga distanca.
Badelj iu përgjigj një topi të kthyer me vollej duke shënuar nga distanca një nga golat më spektakolar të javës në futbollin evropian.
Goditja ishte shumë e fuqishme, andaj edhe portieri vendas nuk mundi ta parandalonte atë të futej në rrjetë.
Il Professore Milan Badelj ❤️💙 pic.twitter.com/tvaKOngOEV
— sArettA77 (@grifoncina1977) May 13, 2023
Vetëm një edicion pas rënies, Genoa ka siguruar vendin e dytë në Serie B, pozitë kjo që dërgon në kampionatin elitar të futbollit italian.
Genoa ka 70 pikë në pozitën e dytë, ndërkohë që nga vendi i parë inkuadrohet në Serie A Frosinone që ka 77 pikë./Lajmi.net/