Dy gola për Champions League. Romelu Lukaku rikthehet në qendër të vëmendjes me fanellën e Interit, duke i hapur rrugën zikaltërve: falë suksesit të arritur ndaj Sassuolos, skuadra e Simone Inzaghit rikthehet në vendin e tretë.
Megjithatë, sezoni i Lukakut nuk ka qenë shumë pozitiv, i kushtëzuar nga një dëmtim që ndikoi në paraqitjet e qendërsulmuesit.
Nuk munguan kritikat dhe festimi i mbrëmshëm, sipas gazetës spanjolle As, duket se është shkaktuar pikërisht nga pakënaqësia e tifozëve në lidhje me sezonin e tij me ulje-ngritje.
Tashmë ish-sulmuesi i Chelsea-t ka gjetur formën e tij më të mirë, dhe synon të fitojë një vend në formacionin titullar për derbin e dytë në Champions League kundër Milan-it.