Ish-mbrojtësi i Arsenalit, Gael Clichy shënoi një gol të jashtëzakonshëm nga mesi i fushës, ndërsa tifozët mbetën të shtangur.
37-vjeçari doli nga mbrojtja përpara dhe kapi në befasi portierin me një gjuajtje të mrekullueshme nga mesi i fushës.
Clichy aktualisht luan te skuadra zvicerane Servette.
Goditja e tij e shkëlqyeshme çoi rezultatin në 3-0 për ekipin me bazë në Gjenevë vetëm pas dhjetë minutash të ndeshjes kundër Sion dhe ata e fituan takimin me shifrat 5-0.
Tifozët mbetën të befasuar që ish-mbrojtësi i Topçinjve dhe i Manchester City-t nuk ishte tërhequr.
Njëri komentoi: “Clichy është ende duke luajtur???”
Një tjetër reagoi: “Nuk e kam dëgjuar emrin e tij prej shumë vitesh”.
Një i tretë shtoi: “Nuk jam i sigurt se në cilin vit apo në cilin dimensioni jemi, por Gael Clichy shënoi nga mesi i fushës”.
Goli i jashtëzakonshëm i francezit erdhi kundër skuadrës për të cilën luan tani ish-shoku i tij i skuadrës te Manchester City dhe heroi i Premier League, Mario Balotelli.
Në mënyrë të pabesueshme, Clichy zbuloi pas ndeshjes se ai vendosi të gjuante nga distanca pasi iu dërgua një mesazh në rrjetet sociale nga një tifoz duke i thënë se portieri i Sionit, Alexandros Safarikas, del gjithmonë përpara.
Clichy ka qenë një pjesë jetike e skuadrës Servette këtë sezon, duke luajtur 27 ndeshje.
Klubi aktualisht është i dyti në Superligën Zvicerane dhe është në linjë për të marrë pjesë në kompeticionin europian sezonin e ardhshëm.
Clichy ofron shumë përvojë për skuadrën, pasi ka fituar tre tituj në Premier League gjatë kohës së tij tek Arsenal dhe City.
Pas largimit nga Manchester në vitin 2017, ai kaloi tre vjet në klubin turk Stamboll Basaksehir.
L’incroyable but de @Gaelclichy22 du milieu de terrain face au @FCSion 🤯 🚀
📺Le résumé du carton servettien lors du #DerbyDuRhône est à retrouver ici 👉https://t.co/UQ0voym2L1#NotreVilleNotreClub pic.twitter.com/XivSXCAx3p
— Servette FC (@ServetteFC) May 13, 2023