Intervistë e gjatë për Corriere della Sera nga ana e Adriano Galliani-t, i cili ka ripërshkuar disa etapa të akrrierës së tij.
Nuk kanë munguar komentet në lidhje me Milan-in dhe disa prapaskena të lidhura me stolin e klubit kuqezi si marrëveshja me Maurizio Sarri-n e prishur në 2015-ën për një frazë të thënë gjatë një interviste.
Drejtuesi i Monza-s dhe ish-drejtues legjendar i Milan-it ka shpjeguar se në 2015-ën Djalli po mendonte për Sarri-n, por një frazë e thën nga trajneri ka bërë që operacioni të dështojë.
Galliani ka zbuluar: “Ndryshova mendim kur lexova se kishte deklaruar: ‘Renzi është akoma më keq se Berlusconi’. Kështu që vendosëm të merrnim Mihajlovic”.
Pikërisht në lidhje me të ndjerin Mihajlovic, drejtuesi aktual i Monza-s ka kujtuar: “Në orën 23:12 të 29 majit në Piza kemi siguruar ngjitjen në Serinë A me Monza-n.
“Dy minuta më mbrapa kam marrë këtë mesazh në WhatsApp: Jam shumë i gëzuar për ju doktor dhe për presidentin, Sinisa Mihajlovic”.