Manchester City nuk njeh “hap fals” ne kampionatin anglez, pasi moren komanden dhe parakaluan Arsenalin! Te besuarit e trajnerit Pep Guardiola mposhtën me shifrat 0-3 në transfertë Evertonin. The Citizens e vendosën ndeshjen në shinat e duhura që në pjesën e parë teksa shënuan dy herë brenda dy minutave (37 dhe 39).
Ai që zhbllokoi shifrat ishte Ilkay Gundogan që realizoi një gol shumë të bukur nga brenda zonës ndërsa më pas, turku asistoi për Erling Haaland që firmosi golin numër 36 në Premier League.
Edhe bomberi norvegjez i gjendur fare pranë portës, me kokë nuk e pati të vështirë për të mposhtur portierin Jordan Pickford. Me shifrat 0-2 u mbyll pjesa e parë ndërsa në fraksionin e dytë, City gjeti edhe golin e tretë me anë të Gundogan që ishte autor i një performance fantastike. Turku shënoi drejtpërdrejt nga goditja e dënimit duke mos i lënë shans Pickford.
Në vijim të besuarit e trajnerit Pep Guardiola menaxhuan më së miri rezultatin dhe energjitë në vigjilje të gjysmëfinales së Champions League ndaj Real Madrid teksa pas këtij tre pikëshi, City ruan vendin e parë me 85 pikë ndërsa Everton mbetet e përfshirë në vorbullën e mbijetesës teksa renditet në vendin e 17-të me 32 pikë.
Ilkay Gündogan ka shënuar dy herë dhe ka asistuar një tjetër në këtë ndeshje – vetëm hera e dytë që ai është përfshirë drejtpërdrejt në tre gola në një ndeshje të Premier League, pasi e kishte bërë këtë më parë në tetor 2016 (kundër West Brom) në sezonin e tij të parë në klub. Katalizator.
Në ndeshjen tjetër, Brentford mposhti me shifrat 2-0 West Ham teksa të dy golat u shënuan në pjesën e parë nga ana e Mbeumo dhe Wissa. Pas kësaj fitoreje, Brentford ngjitet në kuotën e 53 pikëve në vend të nëntë ndërsa nga ana tjetër, West Ham mbetet në vendin e 15-të me 37 pikë.