Arsenali dorëzohet dhe e bën në “Emirates Stadium”, aty ku tifozeria braktis stadiumin pas minutës së 87-të pasi Brighton ka shënuar edhe golin e dytë ndaj ekipit të Arteta. Një humbje, ajo ndaj ekipit te De Zerbi (0-3) që fundos kështu topçinjtë dhe shpresat e tyre finale për titull… City tani falenderon dhe ne sfiden e radhes ate ndaj Chelsea-t, nese fiton mund te shpallet kampion Anglie.
Një ndeshje që nisi keq dhe mbaroi keq, me dëmtimin e shpejtë të Martinellit dhe me një mbrojtje të topçinjve që la për të dëshiruar dhe ishte tepër e brishtë ku Mitoma, Estupinian edhe Encizo u futën shumë lehtësisht…
Për Brighton një sukses që vazhdon të jetë në vrazhdën për të arritur Europën dhe e teta në transfertë, ndërsa për djemtë e Arteta-s një humbje që ishte në ajër duke ditur se po sot në dreke City shpartalloi Everton dhe i dha goditje psikologjike londinezëve…