Mateo Kovaçiç-Bajern është përfolur së fundmi si operacion në progres, marrë në konsideratë dëshirën e Tuhelit për të punuar më ish-lojtarin e tij.
Sipas raportimeve nga “Football Insider”, “blutë” nuk i lëshojnë shërbimet e ballkanasit pa 45 milionë euro. Salihamixhiç duhet të mendohet mirë, nëse kërkon t’i plotësojë dëshirën teknikut 49-vjeçar.
Vlen të theksohet se për Kovaçiçin është vënë në lëvizje edhe Mançester Siti. 29-vjeçarit i përfundon kontrata me “blutë” në verën e 2024.
Futbollisti me numër “8” në “StamfortBrigde” është aktivizuar në 35 ndeshje në të gjitha kompeticionet në sezonin aktual, e përkthyer me 2 gola dhe 2 asiste, statistika jo aq bindëse sa këmbëngulja e gjermanëve.
PANORAMASPORT.AL