Arsenali zhvilloi një sezon shumë të mirë që mund të mbyllej me titullin kampion, por ndeshjet e fundit të “topçinjve” nuk ia kanë lejuar diçka të tillë.
Tifozët që prisnin rikthimin në krye të futbollit anglez, ishin të shumtë e madje kishin planifikuar edhe festimet për titullin. Nëpërmjet një postimi në “Twitter”, një tifoz ka treguar se ka anuluar pushimet për të festuar me Arsenalin, gjë të cilën e ka bërë që në janar.
Por, me humbjen në shtëpi ndaj Brajtonit, Arsenali ka dhënë lamtumirën titullit kampion dhe Siti e ka tashmë çështje ditësh. “Para një viti, unë dhe gruaja e ime e rezervuam një pushim familjar në Mauritius, për t’u nisur më 26 maj. Por, së fundmi e kuptova se ndeshja jonë e fundit në shtëpi do të jetë me Uolves më 28 maj. Mu desh ta anuloja pushimin. Gruaja imë është tërbuar. Kam frikë të shkoj në shtëpi. Është më e mirë për ne që ta fitojmë ligën. Lutuni për mua”, shkruan tifozi.
PANORAMASPORT.AL