Paolo Bonolis, figurë e njohur televizive në Itali, ka folur për “Politika në futboll” dukre prekur derbin e nesër mbrëma të Milanos dhe çëshjten e Milan Skriniar.
“Skriniar është mosmirënjohës, nëse duam të japim një përkufizim të saktë. Nëse ai do të kishte dashur për ta bërë këtë ndryshim në trajektoren e karrierës, mjaftonte ta thoshte dhe nuk kishte pse ta bënte këtë gjë duke u larguar me parametra zero për disa miliona më tepër.
Te PSG ai do të jetë një kukull mes kukullave, ndërsa në Milano ai ishte një idhull.”
Më pas ai foli edhe për Lukakun nëse do të vazhdojë të qëndrojë tek Interi.
“Duhet të shohim. Është e vështirë ta përkufizosh atë, në kushtet aktuale nuk do të ishte keq ta mbash, por siç thotë me të drejtë Marotta, mbetet për t’u parë ajo që do të ndodhë”, ka përfunduar Bonolis./h.ll/abcnews.al