Afrimi i Pol Pogba te Juventusi mendohej se do të ishte një armë më shumë për Alegrin dhe një shans për mesfushorin që të kthehej përsëri në nivelet e tij më të mira. Por afrimi i bujshëm u kthye në një makth për të dy palët.
Dëmtimet e njëpasnjëshme të francezit bënë që ai të humbte edhe Botërorin, përtej faktit që nuk dha kontributin për ekipin italian, teksa ky i fundit ka shpenzuar shifra marramendëse për lojtarin që praktikisht nuk e pa kurrë në fushë.
Ai erdhi si lojtari më i paguar me 8 milionë euro neto rrogë në sezon (10,48 milionë euro bruto), plus 2 milionë euro të tjera bonus të garantuar për 4 vitet e ardhshme, deri në qershor 2026. Sipas llogarive, ai i ka kushtuar rreth 65 mijë euro për çdo minutë në fushë, pasi ka luajtur 161 minuta gjatë gjithë sezonit, të ndarë në 11 ndeshje.
PANORAMASPORT.AL