Më shumë se gjysmë ore në fushë për Kristjan Asllanin ndaj Sasuolos, ndërsa ai regjistroi 12 pasime të sakta nga 15 tentativa.
Fratezi e vuri në vështirësi mesfushorin e Kombëtares, por e ardhmja e tij mbetet në “San Siro” edhe sezonin e ardhshëm në rast largimit të Brozoviçit. Zëvendëstrajneri i Interit, Masimiliano Farris, e vlerësoi pas ndeshjes, ndërsa tha:
“Sasuolo është një ekip i fortë dhe na i desh të shpenzonim shumë energji. Patëm edhe fat, por mendoj se rënia e skuadrës ishte më shumë fizike sesa mendore. Pas golit të tretë, ekipi nuk duhej të kishte këtë rënie, por mendoj se ishte më shumë fizike se mendore. Pas 11 humbjeve në kampionat ne i thamë njëri-tjetrit se duhet të synojmë absolutisht që të shkojmë në Ligën e Kampioneve, dhe kjo ndodhi.
Jemi në një moment të mirë, por nuk kemi përmbushur ende gjithçka. Kemi një finale të Kupës së Italisë për të luajtur, por ajo e Ligës së Kampionëve do të ishte kurorëzim. Na kanë munguar lojtarë të rëndësishëm për rrotacion, si Marselo Brozoviç. Dhe duke qenë të lidhur me mbrojtësit, dua të them që na mungon Shkriniar. Kemi gjetur një Darmian të jashtëzakonshëm, pastaj në një skuadër si Interi duhet të presësh Asllanin dhe Belanovën, që sidoqoftë janë gati kur thërriten për të luajtur”.
PANORAMASPORT.AL