Stefano Pioli me siguri do të jetë më i qetë. Një ditë para derbit të kthimit në gjysmëfinalet e Ligës së Kampioneve ndaj Interit, trajneri ka marrë sinjalet më të mira të mundshme nga skuadra sa i përket rikthimit të atyre që kishin munguar për dëmtime së fundmi.
Rafael Leao sot ka qenë në stërvitje gjatë gjithë kohës me grupin, dhe sipas mediave italiane nuk dukej se kishte shqetësime pas situatës së javëve të fundit që e detyruan që të humbte edhe në derbin e mesjavës së kaluar.
Me grupin janë bashkuar edhe Kruniç e Mesias, të dy futbollistë që i japin më shumë alternativa trajnerit e me shumë mundësi, një prej tyre do të jetë titullar duke parë mungesën e Benaser. Ky i fundit është shqetësimi i madh për Piolin, pasi lojtari do të bëjë ndërhyrjen kirurgjikale dhe ka mbyllur sezonin.
PANORAMASPORT.AL