Pas eleminimit që në fazën e grupeve të Kupës së Botës, të zhvilluar në Katar, vitin e shkuar, Kombëtarja e Uruguajit mbeti pa trajnerit, pas largimit të 48-vjeçari, Diego Alonso, nga pankina e latinëve.
Mirëpo, pas shumë muajsh kërkime, duket se pritjes i ka ardhur fundi dhe ditën e sotme, Federata Urugujiane e Futbollit ka prezantuar teknikun e ri, që do të jetë pikërisht ish-trajneri i Leeds dhe shumë klubeve të tjera, Marcelo Bielsa.
Federata e bëri publike nënshkrimin me Bielsan, me anë të një postimi në faqen e tyre zyrtare në “Tëitter”, teksa pritet që në orët në vijim, tekniku argjentinas të mbajë dhe konferencën e tij të parë si trajner i “celeste”-ve.
🚨🇺🇾 𝐎𝐅𝐅𝐈𝐂𝐈𝐀𝐋 | Marcelo Bielsa is the new manager of the Uruguay national team.
The 67-year-old managed in Europe for 8 years at 4 different clubs (Athletic Club, Marseille, Lille, Leeds) before moving back to South America. pic.twitter.com/ddfevdasGQ
— EuroFoot (@eurofootcom) May 16, 2023