Injigo Martinez mund të quhet lojtari më i ri i Barcelonës.
31-vjeçari duket se i ka dhënë fund aventurës së tij me Atletik Bilbaon dhe do të largohet në verë si agjent i lirë, ku e pret Barcelona.
Siç bën me dije eksperti i merkatos, Fabricio Romano, spanjolli ka kryer vizitat mjekësore me Barcelonën dhe do të firmosë në fund të sezonit një kontratë 2-vjeçare.
PANORAMASPORT.AL