Saturday, 14. February 2026
Moto GP

Konfirmohen dy largime nga “Djajtë e Kuq”

GS 16/05/2023 1 Min. Lesezeit

Në fund të sezonit do të ketë largime nga skuadra e Manchester Unitedit.

Gazetari, Fabrizio Romano përmes një postimi në rrjetet sociale ka konfirmuar dy largime nga kampi i Erik ten Haag në fund të këtij sezoni, shkruan Lajmi.net

  

Phil Jones dhe Axel Taunzebe do të jenë dy lojtarët që përfundimisht do të largohen nga “Old Trafford” në fund të sezonit.

Të dy janë “free agent” nga muaji qershor, dhe do të kërkojnë skuadra të reja.

Mbrojtësi anglez, Jones është pjesë e “Djajve të Kuq” qysh nga viti 2011. Ai fitoi tituj shumë të rëndësishëm me klubin, si Premier League, FA Cup, Europa League dhe Community Shield./Lajmi.net/

  


Teilen: