Friday, 13. February 2026
Sport

Formacioni i mundshëm i Interit në Champions, Inzagi me titullarët e derbit të parë

GS 16/05/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra fituese nuk ndryshohet dhe këtë ka ndërmend të bëjë edhe Simone Inzagi.inter

Trajneri, që ka parë rikthimin në grup të Korreas në stërvitjen e djeshme, pasi argjentinasi kishte mbilodhje të muskujve fleksorë, pritet të zgjedhë të njëjtin formacion si në derbin e parë, me Lautaron e Xhekon në sulm.

Në regji, Çalhanoglu ka fituar sërish balotazhin me Brozoviçin dhe do të niset titullar krah Mikhitarianit e Barelës, me Dimarkon e Dumfrisin në krahë.

Bastoni, Açerbi e Darmiani do të formojnë murin mbrojtës para Onanës, me qëllimin për të mos e lejuar edhe njëherë tjetër skuadrën kuqezi të shkundë rrjetën e 27-vjeçarit kamerunas.

989

PANORAMASPORT.AL


Teilen: