Monday, 16. February 2026
Futboll Bota

Rinovimi i Ceballos me Real Madrid është ende larg

GS 16/05/2023 1 Min. Lesezeit

Real Madrid dëshiron ta mbyllë sezonin duke ngritur një tjetër trofe të Champions League, por tashmë po shikon nga e ardhmja.

Rinovimet e shumë lojtarëve të cilëve u përfundon kontrata do të kenë një rol të rëndësishëm në programin e klubit spanjoll.

Luka Modric, Toni Kroos dhe Marco Asensio duken pranë një marrëveshjeje, ndërsa situata e Dani Ceballos është ndryshe.

Siç raporton “MARCA”, klubi i paraqiti atij një ofertë fillestare rinovimi tre javë më parë, e cila nuk e bindi as lojtarin dhe as agjentët.

Thuhet se Ceballos ka një ofertë të rëndësishme nga Italia, ndërsa Betis dhe Atletico Madrid e ndjekin gjithashtu nga afër.

Teilen: