Tuesday, 3. March 2026
Sport

Inter, Bastoni: Askush nuk besoi te ne, uniteti është forca jonë

GS 16/05/2023 2 Min. Lesezeit

Alessandro Bastoni është kopertina e programit të mbrëmjes së sotme të shumëpritur në Euroderbi. Interi, pas fitores 2-0 në ndeshjen e parë, është vetëm 90 minuta larg një finaleje historike të Champions League.

“Si do të jetë udhëtimi nga Appiano Gentile në San Siro? Si çdo herë tjetër sepse, siç e thashë më parë për Benfica, është një ndeshje futbolli dhe si e tillë duhet jetuar, me gjithë gëzimin dhe dashurinë që ndjejmë për atë sport.

Do të jetë e rëndësishmë të mbajmë një ekuilibër të madh sepse do të jetë një tjetër betejë e vështirë, ata do të jenë të ashpër sepese duhet të rikuperojnë rezultatin, por ne duhet të qëndrojmë të fokusuar dhe të luajmë siç dimë.

Forca e këtij grupi është uniteti. Ne jemi të vetëdijshëm për forcën që kemi dhe e dimë se vetëm të bashkuar mund të arrijmë kaq shumë sukses. I gjithë udhëtimi ynë ishte i rëndësishëm. Shumë në grupin tonë menduan se ishim të dënuar dhe në vend të kësaj, ne u kualifikuam dhe ja ku jemi sot,” është shprehur Bastoni, mbrojtësi zikaltër./h.ll/abcnews.al

 

Teilen: