Tuesday, 17. February 2026
Moto GP

Chelsea “bllokon” një tjetër futbollist, nuk e lënë t’i bashkohet kombëtares në ndeshjet e rëndësishme  

GS 16/05/2023 2 Min. Lesezeit

Skuadra e Chelseat është duke e “lënduar” Kombëtaren e Anglisë, të cilët nisin turneun e Kupës së Botës nga 20 maji.

Frank Lampard dhe klubi londinez kanë marrë një vendim që dy futbollistët, Carney Chukwuemeka dhe Lewis Hall të mos i bashkohen “Tre Luanëve” deri në fund të këtij sezoni, shkruan Lajmi.net

  

Lampard para disa dite tregoi se Hall nuk largohet nga Chelsea, pasi është lojtar i rëndësishëm në këto ndeshjet e fundit, për shkak të mungesave në anën defansive.

Chelsea team vs Aston Villa predicted as Carney Chukwuemeka decision  expected - Birmingham Live

Kurse, sot FA mori një përgjigje nga Blutë e Londrës edhe në lidhje me lojtarin, Chukwuemeka, të cilët nuk e lënë futbollistin të udhëtoj me kombëtaren deri në fund të këtij sezoni.

As ky nuk do t’i bashkohet Anglisë në këto ndeshje tejet të rëndësishme. “Tre Luanët” luajnë ndeshjen e parë më 22 maj, ndaj Tunizisë. Pastaj më 25 maj ndaj Uruguait dhe ndaj Irakit më 28 maj./Lajmi.net/

  


Teilen: