Interi dhe Milani do të kenë derbin e fundit për këtë sezon dhe njëri prej tyre, do të shkojë në finalen e madhe të Stambollit që luhet në datën 10 qershor.
Në ndeshjet e Championsit, tashmë është traditë edhe dreka zyrtare e drejtuesve të klubeve të cilën së bashku me UEFA-n, drekojnë në ditën e ndeshjes. Por, me Inter-Milan do të ndodhë ndryshe. Drejtuesit e klubit zikaltër kanë organizuar dreka në të gjitha ndeshjet me përjashtim të kësaj ndaj Milanit.
Shkak është bërë mungesa e drekës në ndeshjen e parë, pasi kuqezinjtë nuk e kanë organizuar. Një tjetër arsye, është edhe axhenda shumë e ngarkuar e Kardinales i cili gjithsesi nuk do të merrte pjesë në drekë. Në këtë mënyrë, drejtuesit kanë vendosur të mos e zhvillojnë.
Interesante është të shihet gjatë ndeshjes nëse dy presidentët, Zhang dhe Kardinale do të takohen apo jo në tribuna, pasi herën e fundit është shmangur një takim mes tyre.
PANORAMASPORT.AL