Skuadra e AC Milan ka marrë një lajm të mirë para ndeshjes së dytë gjysmëfinale ndaj Interit në UEFA Champions League.
Anësori i Kombëtares së Portugalisë, Rafael Leao ka mbajtur stërvitje gjatë dy ditëve dhe pritet të jetë i gatshëm për këtë sfidë tejet të rëndësishme, shkruan Lajmi.net
Milan u mposht në shtëpi me rezultatin 0 me 2 ndaj Interit dhe të gjithë tifozët mendojnë se me Leaon do të ishte krejt ndryshe.
Pra, sonte portugezi do të jetë i gatshëm për ndeshjen që nis nga ora 21:00 dhe luhet në “Guizeppe Meazza”.
Kujtojmë që ekipi i Stefano Piolit sot gjatë ditës mori një lajm jo të mirë, pasi mesfushori Ismael Bennacer ka kryer një operacion në gju dhe do të mungoj deri në muajin nëntor./Lajmi.net/
He’s back 👀#UCL pic.twitter.com/BzMCfJuNUc
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) May 16, 2023