Kapiteni i skuadrës nga Superliga e Kosovës, KF Lalpi, Benjamin Emini, pas afro 4 muajsh mungesë, sot ka filluar fazën e rikuperimit final para rikthimit në fushën e blertë.
Emini kishte pësuar rupturë të ligamentit kryqëzor ACL me ç’rast në janar të këtij viti u desht t’i nënshtrohej operimit, shkruan Lajmi.net
Futbollisti i klubit nga Podujeva, pritet që t’iu rikthehet ndeshjeve me skuadrën nga fillimi i edicionit të ri 2023/24 që fillon në gusht.