Tuesday, 17. February 2026
Moto GP

Peja dënohet nga FBK për shkak të organizimit, gjobë merr edhe Alban Veseli

GS 16/05/2023 1 Min. Lesezeit

Skuadra e basketbollit, KB Peja ka marrë dy gjoba nga Komisioni i Garave të Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) për ndeshjen e luajtur gjatë vikendit të kalaur ndaj ekipit mitrovicas, Trepçës.

Peja arriti të fitonte duelin me rezultatin 87:83 në palestrën “Karagaçi” për ta barazuar serinë finale në 2 me 2, shkruan Lajmi.net

  

Klubi pejan ka marrë dy dënime. Një me vlerë prej 400 eurosh dhe tjetrin në vlerë prej 200 eurosh për shkak të lëshimit në organizimin e ndeshjes.

Krahas Pejës, edhe basketbollisti Alban Veseli është gjobitur me 200 euro për shkak të gabimit teknik shkaku i sjelljeve josportive.

Ndërkohë, te Trepça është dënuar vetëm drejtori sportiv Besim Braha. Braha është pezulluar me një ndeshje për shkak të ofendimeve dhe sharjeve ndaj Komesarit për siguri.

Kujtojmë që të enjtën nga ora 20:00 në Palestrën “Minatori” në Mitorvicë zhvillohet ndeshja e pestë dhe e fundit./Lajmi.net/

  


Teilen: