Alexander Zverev është një hero i madh i sportit. Ai vuan nga diabeti i tipit 1, por nuk ndalet asnjëherë me aktivitetet e tij sportive.
Gjatë ndeshjes kundër belgut, David Goffan – Zverev u detyrua që të merrte injeksion (insulinë) në trupin e tij, shkruan Lajmi.net
Diabeti është një sëmundje që prek më së shumti fëmijet dhe të moshuarit. Gjëja më e rëndësishme për ta “luftuar” këtë sëmundje është disiplina në të jetuar dhe të ushqyer.
Me këtë gjest, Zverev tregon heroin e vërtetë dhe motivon të gjithë ata që kanë këto probleme.
Në këtë ndeshje, ish-numri një i botës për një kohë të shkurt arriti fitore 3 me 1 në sete dhe u kualifikua në raundin e tretë të Masters që po mbahet në Romë./Lajmi.net/