Ka qenë një vit ëndrrash deri më tani për Manchester City, i cili me Erling Haaland në sezonin e tij të parë në Premier League janë vetëm katër ndeshje larg tripletës, i pari në historinë e tyre dhe i dyti në historinë e ekipeve angleze.
Me 88 pikë në 35 ndeshje kundrejt 81 pikëve me 36 ndeshje të Arsenalit, skuadra e Pep Guardiolës është një fitore larg triumfit në Premier League.
Njëkohësisht, “qytetarët” kanë kaluar në finalen e FA Cup. Ata do të presin në finalen e 3 qershorit rivalët e përjetshëm të United.
Këtë vit është sërish në gjysmëfinale të kompeticionit ku përballet me Real Madrid. Kevin De Bruyne shënoi golin e barazimit 1-1 për Manchester City në ndeshjen e parë dhe gjithçka do të vendoset në ndeshjen e dytë në Etihad të mërkurën.
Pra praktikisht, Manchester City është dy ndeshje larg (gjysmëfinalja e dytë dhe finalja) nga fitimi i Champions League.
Nëse City Fa Cup, Premier League dhe Champions League diçka që vetëm Manchester United e ka arritur në Angli në vitin 1999 në epokën e lavdishme të Sir Alex Ferguson.