Inter dhe Milan luajnë sot në 21:00 për ndeshjen e kthimit gjysmëfinale në Champions League. Me fitoren 0-2 në ndeshjen e parë, zikaltërit e Inzaghit futen më të avantazhuar në këtë përballje që mund të zgjasë më shumë se 90 minuta.
Fituesi në këtë duel do jetë i pari që do marrë një biletë për në finalen e Champions League që zhvillohet në Stamboll më 10 qershor, në stadiumin “Atatürk Olympic”. Si Inzaghi dhe Pioli kanë zbardhur formacionet zyrtare në këtë sfidë.
Për Milanin nga minuta e parë luan Leao, që rikthehet nga lëndimi. Për shkak të dëmtimeve, Bennacer dhe Ibrahimovic janë jashtë te kuqezinjtë. 4-3-3 luan Pioli. Te Interi, Inzaghi luan me skemën 3-5-2, me Dzekon dhe Martinez në sulm. Asllani qëndron në stol.
Formacionet zyrtare:
INTER (3-5-2): Onana; Darmian; Acerbi, Bastoni; Dumfries, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Lautaro Martinez, Dzeko
MILAN (4-2-3-1): Maignan; Calabria, Thiaw, Tomori, Theo Hernandez; Tonali, Krunic; Messias, Brahim Diaz, Leao; Giroud /abcnews.al