Friday, 13. February 2026
Sport

Lugano: Argjentina u ndihmua të bëhej kampione e botës

GS 16/05/2023 1 Min. Lesezeit

Diego Lugano është i bindur se Argjentina u ndihmua për të fituar Kupën e Botës.

“Argjentina u ndihmua të bëhej kampione e botës.

Nuk ka dyshim se i është zgjatur një dorë ndihme.

Ata kishin meritat e tyre, por askush nuk dyshon se 4 nga 5 penalltitë që u akorduan nuk ishin.

Ky është realiteti.

Kjo është meritë e Messit, i cili e promovon fuqishëm veten në nivel botëror. Ju shihni [Mike] Tyson me një fanellë të Messit, shihni Tiger Woods, shihni Roger Federer. A mendoni vërtet se FIFA nuk e sheh këtë?

Merita e Messit, pra dhe Argjentinës, është se ata mundën të përfitonin nga kjo”, tha ish- mbrojtësi i PSG-së dhe Uruguait në një intervistë për Futbol por Carve.

Teilen: