Anësori i Paris Saint-Germain, Neymar dëshiron të luajë sërish për Barcelonën.
Më herët u bë e ditur se braziliani vendosi të largohej nga PSG pas përfundimit të sezonit aktual. Kryesia e parizienëve, sipas zërave të shumtë, është e interesuar të shesë lojtarin 31-vjeçar, i cili aktualisht po vazhdon të rikuperohet nga lëndimi.
Sipas gazetarit Toni Juanmarti, vetë Neymar do të dëshironte të rikthehej te Barcelona. Atij i mungon klubi katalanas dhe është në marrëdhënie të mira me disa prej përfaqësuesve të tij, por ai e kupton që një transferim nuk ka gjasa. Presidenti i Barcelonës Joan Laporta nuk po mendon për një transferim të tillë. /G.D abcnews.al/