Interi është në finale të Champions League pas 13 vitesh. Zikaltërit kanë mposhtur 1-0 Milanin në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales me një gol të Lautaro Martinez në minutën e 73′ të takimit, ndërsa rezultat i përgjithshëm u vulos 3-0 pas fitores së Interit (0-2 në takimin e parë).
Tashmë në 10 qershor në finalen e Stambollit, ekipi i drejtuar nga Inzaghi pret i qetë fituesin e ciftit Man City-Real Madrid për të mësuar kundërshtarin.
Ndërkohë, Interi për herë të fundit ishte në një finale të Champions League në vitin 2010 ku dhe e fitoi duke mundur 2-0 në finalen Bayern Munich. /G.D abcnews.al/