Thursday, 12. February 2026
Moto GP

Notat e lojtarëve, Inter 1:0 Milan: Martinez e Çalhanoglu më të mirët në fushë, Diaz me vlerësimin të ulët

GS 16/05/2023 1 Min. Lesezeit

Interi është finalisti i parë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2022/2023, shkruan lajmi.net.

  

“Nerazzurrët” triumfuan 1:0 (3:0 rez. përgjithshëm) edhe në ndeshjen e dytë kundër Milanit në stadiumin “San Siro”.

Sulmuesi argjentinas, Lautaro Martinez realizoi golin e vetëm dhe të fitores për Interin në këtë përballje në minutën e 74-të.

Uebfaqja e specializuar e vlerësimeve “SofaScore” ka publikuar notat e lojtarëve për këtë sfidë.

Lautaro Martinez dhe Hakan Çalhanoglu ishin futbollistët më të vlerësuar të përballjes te Interi duke marrë notën 7.4.

Te Milani me notën më të ulët u vlerësua mesfushori Brahim Diaz që u vlerësua vetëm 5.8.

Kjo është finalja e parë e Interit në Ligën e Kampionëve që nga viti 2010 kur edhe e pati fituar trofeun.

Interi në finalen që do të luhet në Stamboll do të përballet me fituesin e takimit Manchester City – Real Madrid (1:1) që ndeshjen e dytë e luajnë të mërkurën (nesër) nga ora 21:00./Lajmi.net/

  


Teilen: