Thursday, 12. February 2026
Sport

Zaniolo nuk zë mend, karton i kuq në sfidën kundër shqiptarëve

GS 16/05/2023 1 Min. Lesezeit

Nicolo Zaniolo nuk po arrin të stabilizohet as në Turqi.

Talenti italian më së shumti i përfolur për jetën jashtë fushës së blertë, u bë protagonist negativ në ndeshjen që Galatasaray fitoi në transfertë me shifrat 0:2 ndaj skuadrës së shqiptarëve, Istanbulspor.

I aktivizuar në minutën e 69-të teksa zëvendësoi Milot Rashicën, Zaniolo u ndëshkua me karton të kuq pas vetëm gjashte minutash. Ish-futbollisti ndërhyri ashpër me takë ndaj kundërshtarit dhe arbitri e pati të pamundur për ta falur.

Kujtojmë se në sfidën Istanbulspor-Galatasaray ishin prezent Eduard Rrofa, Valon Et’hemi si dhe Sindrit Guri.

Teilen: