Edhe një shqiptar në finale të Champions League!
Momenti historik për Kristjan Asllanin.
Pavarësisht se nuk u aktivizua asnjë minutë në duelin e kthimit gjysmëfinal ndaj Milanit, mesfushori 21-vjeçar,shkon në finalen e Championsit.
Menjëherë pas kualifikimit, Asllani ka postuar një foto me familjen e tij, nga fusha e blertë e “San Siro”.
Ai u shfaq në krahët e nënës, babait dhe vëllait të tij më të vogël.