Mbrojtësi i Kombëtares së Italisë, Leonardo Bonucci e ka konfirmuar pensionimin në fund të kontratës së tij me Juventusin.
Bonucci do të pensionohet nga futbolli aktiv gjatë vitit të ardhshëm (2024), shkruan Lajmi.net
Përmes një interviste, ai tregoi se nuk do të vazhdoj karrierën pas përfundimit të kontratës me “Zonjën e Vjetër”.
“Kur të pensionohem pas një viti, një epokë e mbrojtjes do të përfundojë. Jam shumë krenar me atë që kam bërë te Juventusi”, ishin fjalët e mbrojtësit italian
36-vjeçari gjatë karrierës ka arritur të fitoj tituj të mëdha, përfshi këtu 9 Serie A, 4 Kupa të Ligës dhe 5 Super Kupa./Lajmi.net/
Leonardo Bonucci has revealed that he will retire at the end of the next season, in June 2024. 🚨⚪️⚫️ #Juventus
“When I will retire in a year, an era of the defense will be over. I’m really proud of what I did at Juventus”, Bonucci confirms. pic.twitter.com/UZBtBgS6Uc
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) May 17, 2023