Friday, 13. February 2026
Moto GP

Kryetari i Lirisë që ofendoi Rahovecin duke i quajtur “Bullgar”, dënohet me 200 euro

GS 17/05/2023 1 Min. Lesezeit

Komisioni Disiplinor i Federatës së Futbollit të Kosovës e ka dënuar me 200 euro gjobë kryetarin e Lirisë, Qemal Krasniqin.

  

Sipas njoftimit, Krasniqi ofendoi KF Rahovecin dhe qytetin me fjalor ofendues duke i quajtur “Bullgar”, shkruan lajmi.net.

Krasniqi publikoi një fotografi pas ndeshjes Rahoveci-Liria ndërkohë që shkroi në përshkrim “Rahoveci (Bugart)”.

“Kryetari i FC ”Liria , Qemal Krasniqi. Ofendon KF”Rahoveci” dhe qytetin me fjalor ofendues duke i quajtur ”Bugar”. Sipas shkrimeve në rrjete sociale dhe media. Bazuar në nenin 40 paragrafi 1 pika C të Rregullores disiplinore; Dënohet me gjobë në shumë prej 200 euro. Afati i pagesës është 8 (tetë) ditë kur vendimi bëhet i plotfuqishëm. (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1)” – thuhet në njoftimin e lëshuar nga FFK-ja./Lajmi.net/

  


Teilen: