Friday, 13. February 2026
Moto GP

Skandali para derbit shqiptar: Tifozët e Partizanit sulmojnë dhe thyen xhamin e autobusit të Tiranës

GS 17/05/2023 1 Min. Lesezeit

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur para fillimit të derbit mes Partizanit dhe Tiranës, raportojnë mediat shqiptare.

  

Masat e sigurisë kanë dështuar teksa ka ndodhur një sulm i tifozëve të Partizanit ndaj autobusit të Tiranës.

Teksa automjeti po kalonte pranë stadiumit për t’iu drejtuar hyrjes nëntokësore të parkingut të impiantit, tifozët e Partizanit, edhe pse kishte forca policore që shoqëronin automjetin, kanë sulmuar autobusin duke thyer xhamat e tij.

Një situatë e turpshme që tregon përsëri se edhe ky derbi, si ata të mëparshmit, do të dhurojë shfaqje të pakëndshme./Lajmi.net/

  


Teilen: