E ardhmja e shqiptari Igli Tares te Lazio është gjithnjë e më në dyshim.
Siç raporton “Il Messaggero”, drejtori sportiv i “Biancoceleste” mund të largohet nga klubi kryeqytetas në fund të sezonit, pasi i mbaron kontrata.
Presidenti i klubit, Lotito është i kënaqur nga puna e Igli Tares dhe është i gatshëm t’i ofrojë një kontratë rinovimi edhe për tre vjet të tjera.
Gjithsesi, një propozim i tillë mund edhe të mos pranohet nga ish-futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë.
Raportohet gjithashtu se për Taren janë interesuar dy klubet e Bundesligës, Eintracht Frankfurt dhe Hoffenheim, madje edhe gjiganti italian Juventus.
Igli Tare është pjesë e Lazios nga vitit 2008 ndërsa kontrata i skadon më 30 qershor të këtij viti./Lajmi.net/