Është mbyllur pjesa e parë në ndeshjen e kthimit ndërmjet Manchester Cityt dhe Real Madridit në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.
“Qytetarët” shkuan në pushim me epërsi të dyfishtë 2:0 kundër Los Blancos në stadiumin Etihad, shkruan lajmi.net.
Bernardo Silva hapi serinë e golave në minutën e 23-të pas asistimit nga Kevin de Bruyne. Silva doli sërish në skenë në minutën e 37-të kur shënoi me kokë për golin e dytë në të mirë të vendasve.
Avantazhi i të besuarve të trajnerit Pep Guardiola ka mundur të jetë shumë i lartë, po të mos ishin pritjet magjike të portierit mysafir, Courtois.
Reprezentuesi belg fillimisht në minutën e 12-të priti një goditje me kokë të Haaland nga afërsia.
Një tjetër intervenim spektakolar Courtois e pati në minutën e 21-të kur goditjen tjetër me kokë të Haaland që po shkonte drejt portës arriti ta devijonte jashtë kuadratit të portës.
Kujtojmë se ndeshja e parë në Madrid ishte mbyllur baras 1:1./Lajmi.net/