Carlo Ancelotti pranon se Manchester City thjesht e mposhti Real Madridin në gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, por këmbëngul se nuk ka ndërmend të largohet, madje edhe nëse merr ofertë nga Brazili.
“Los Blancos” shpresonin ta mbronin trofeun që e fituan sezonin e kaluar, por pas rezultatit 1-1 në ndeshjen e parë, ata u copëtuan 4-0 në “Etihad” këtë mbrëmje, kështu që Manchester City do të përballet me Interin në finale e Stambollit. më 10 qershor.
“Nuk kishte asnjë të çuditshme. Ne thjesht u eliminuam nga ekipi që është shumë i fortë dhe nuk arritëm të ktheheshim në lojë. Nuk kishte asnjë kolaps psikologjik nga lojtarët,”, tha Ancelotti pas ndeshjes.
“Ata luajtën më mirë se ne, bënë presion të lartë dhe vazhduan ta bëjnë këtë gjatë gjithë ndeshjes. Mund ta kishim kontrolluar topin më mirë në pjesën e dytë. Ndonjëherë mund të ndodhë që të humbisni në një gjysmëfinale, kjo nuk është asgjë e re në sport, nuk është një tragjedi, ka gjëra shumë më të këqija në jetë dhe në sport. Fakti mbetet, ne patëm një sezon të mrekullueshëm në Ligën e Kampionëve”, shtoi i taliani.
Për të ardhmen e tij, Ancelotti tha se po planifikon ta vazhdojë te Reali, edhe pse ishte lidhur me stolin e Kombëtares së Brazilit.
“Jam takuar me Florentino Perez. Nuk mund t’ju them se çfarë thamë, por ai foli me skuadrën në dhomat e zhveshjes. E ardhmja është shumë e qartë, kjo humbje do të na ndihmojë që sezonin e ardhshëm të jemi më të mirë. Ne jemi Real Madridi dhe do të provojmë sërish. Ka qenë një sezon i mirë deri më tani, humbjet ndodhin në sport”, theksoi ai.
Sidoqoftë, Ancelotti tashmë bëri histori vetëm duke marrë pjesë në këtë garë, pasi ishte ndeshja e tij e 191- të në Ligën e Kampionëve si trajner, duke tejkaluar rekordin e vendosur më parë nga Sir Alex Ferguson në Manchester United.