Pep Guardiola ka arritur një sukses tjetër në karrierën e tij si trajner e që ka të bëjë më Ligën e Kampionëve.
Trajneri spanjoll arriti në finalen e Ligës së Kampionëve me Manchester Cityn këtë edicion pasi eliminuan 14 herë kampionët e Evropës, Real Madridin me rezultat të përgjithshëm 5:1 pas dy ndeshjeve, përcjell lajmi.net.
Kjo është hera e dytë që Guardiola kalon në finale me Manchester Cityn, ndërsa e treta në total në karrierë. Ai më parë shijoi finalen sa ishte trajner i Barcelonës.
Kësisoj, Guardiola barazoi rekordin me nga katër finale me trajnerët Jurgen Klopp, Sir Alex Ferguson dhe Marcello Lippi.
Ndërkaq, në këtë aspekt më mirë qëndron trajneri i tanishëm i Real Madridit, Carlo Ancelotti.
Trajneri italian është kualifikuar pesë herë në finale të ligës më prestigjioze evropiane për klube në karrierën e tij.
Ancelotti ka fituar katër herë trofeun e Ligës së Kampionëve, dy me Real Madridin dhe dy herë me Milanin./Lajmi.net/