Skuadra e Real Madridit u eliminua mbrëmë nga faza gjysmëfinale e UEFA Champions League, pas humbjes 4 me 0 ndaj Manchester Cityt.
Një ndryshim interesant në formacion u pa në fillim të ndeshjes, ku Carlo Ancelotti nuk e futi nga minuta e parë mbrojtësin gjerman, Antonio Rudiger, shkruan Lajmi.net
Pas ndeshjes, ish-mbrojtësi i Chelseat, Rudiger u pa shumë i zhgënjyer duke lënë stadiumin “Etihad”.
Sigurisht që ai priti të startonte nga minuta e parë mbrëmë, edhe për shkak të paraqitjes fantastike që pati në ndeshjen e parë ndaj Cityt në “Santiago” ku “bllokoi” për mrekulli sulmuesin, Erling Haaland./Lajmi.net/
Antonio Rudiger STORMS through the mixed zone after Real Madrid are knocked out of the #UCL 😡 pic.twitter.com/791cS79dsM
— MailOnline Sport (@MailSport) May 17, 2023