KB Trepça e zhvillon sot ndeshjen kryesore të edicionit në Superligën e Kosovës në basketboll.
“Xehtarët” e zhvillojnë sonte ndeshjen e pestë finale kundër Pejës në “Play-Off”-in e Superligës së Kosovës në basketboll, njëherit takimi vendimtar për trofeun, shkruan lajmi.net.
“Minatorët” disa orë para ballafaqimit kanë publikuar në faqen zyrtare një postim motivues për tifozët.
Takimi në Mitrovicë nis nga ora 20:00.
POSTIMI I PLOTË:
Dy ngjyra, një dashni… sa shumë Mitrovicali
Sonte po e përmbyllim një rrugëtim, që më së paku thënë ishte fantastik. Garat evropiane, garat mbarëkombëtare, Superkupa, Kupa, Superliga, Playoff…
Shumë finale, trofe, shumë shikues, shumë pasion, shumë emocion.Sonte është kapitulli final, ndeshja vendimtare për titull.
Përkushtimi është maksimal për ta përmbyllur me festë madhështore, me trofeun që e presim gjatë.
Mitrovica e meriton atë, ju mitrovicas e meritoni titullin dhe një festë që vetëm ju dini ta bëni. Ju falenderojmë nga zemra për përkrahjen e jashtëzakonshme që po na jepni. Faleminderit “Torcida”. Jeni të pakonkurrencë. Jemi me fat që ju kemi.
Emocionet po prekin kulmin dhe fillimi i ndeshjes po afron. Të bashkuar shkojmë drejt sfidës së titullit. Të bashkuar për dy ngjyra, një emër e një qytet.
Sonte të gjithë gjelbër e zi. Shihemi./Lajmi.net/