Luis Suarez ka shënuar shumë gola të bukur përgjatë karrierës së tij, por goli i tij i fundit për Gremion pa dyshim që është në mesin e tyre.
Sulmuesi uruguaian mbushi 36 vjeç në janar, por ende është i aftë për të shkëlqyer, dhe dëshmitarë për këtë gjë ishin edhe tifozët brenda stadiumit “Arena do Gremio” në Porto Alegre të mërkurën mbrëma, transmeton lajmi.net.
Suarez barazoi rezultatin ndaj Cruzeiros në Kupën e Brazilit, 10 minuta para se të përfundonte ndeshja.
Ish-ylli i Liverpoolit dhe Barcelonës morri topin afro 20 metra larg golit, u kthye dhe më pas gjeti këndin e portës me një gjuajtje të pandalshme.
Por, çfarë e bëri golin më magjepsës ishte fakti se Suarezi përdori pjesën e jashtme të këmbës së tij të djathtë për të shënuar.
Më poshtë lajmi.net jua përcjellë golin:
🤯🇺🇾 Pero por favor, qué barbaridad este tres dedos de Luis Suárez.
DEMENCIAL.
— Ataque Futbolero (@AtaqueFutbolero) May 18, 2023