Ka përfunduar pjesa e parë në finalen e pestë dhe vendimtare që e përcakton kampionin e Kosovën në basketboll.
Pas dy çerekëve të zhvilluar në palestrën “Minatori” në Mitrovicë, Peja po avancon 36:34 ndaj Trepçës, transmeton lajmi.net.
Çereku i parë u mbyll me shifrat 21:17 në favor të Pejës, ndërsa Trepça u këndell në çerekun e dytë duke krijuar epërsi prej dy pikëve, respektivisht 17:15.
Më i miri i ndeshjes deri tani ishte Will Daniels i Trepçës me 10 pikë, pesë kërcime e një asistim, kurse te Peja më i dalluari ishte Jalen Tate me 10 pikë, gjashtë kërcime e dy asistime.
Çereku i parë: 21-17 në favor të Pejës
Çereku i dytë: 17:15 në favor të Trepçës
Pjesa e parë: 36:34 në favor të Pejës./Lajmi.net/