Friday, 13. February 2026
Moto GP

KB Trepça arsyeton humbjen: Na mungoi fati

GS 19/05/2023 1 Min. Lesezeit

KB Trepça ka reaguar pas humbjes në finale të Superligës së Kosovës.

Mbrëmë Peja u shpall kampione e Kosovës, pasi fitoi 93 – 91 në ‘Minatori’.

  

Ndeshja ishte tejet interesante, që më pas shkoi deri në vazhdime për të përcaktuar fituesin e këtij edicioni.

Mitrovicasit ishin mjaft konkurrues, por fati nuk ishte në anën e tyre dhe mysafirët ua rrëmbyen trofeun në shtëpinë e tyre.

Pas ndeshjes klubi i Trepçës reagoi në llogarinë e tyre zyrtare.

Ata falënderuan tifozët për përkrahje, pasi në të gjitha ndeshjet kanë qenë lojtari i gjashtë i tyre.

Më poshtë lajmi.net jua përcjellë njoftimin:

 

  


Teilen: