Friday, 13. February 2026
Moto GP

Arteta komenton lëvizjen e mundshme të Xhakës në Leverkusen

GS 19/05/2023 1 Min. Lesezeit

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta ka komentuar në lidhje me të ardhmen e Granit Xhakës.

Xhaka ka kontratë me ‘Topçinjtë’ deri në qershor të vitit 2024, por pritet të largohet këtë verë.

  

Raportimet e fundit thonë që mesfushori do largohet nga ‘Emirates’ për në Bayer Leverkusen.

Së fundmi në lidhje me këtë ka komentuar trajneri i ekipit, duke thënë që do ta diskutojnë në lidhje me të ardhmen e lojtarit.

“Ai është një figurë tepër e respektuar në klub. Ai ka një histori të mrekullueshme rreth tij. Çfarëdo që të ndodhë, është diçka që do ta diskutojmë”, ishin fjalët e spanjollit.

Mbetet të shihet se cili do jetë vendimi final i Xhakës në lidhje me destinacionin e radhës./Lajmi.net/

  


Teilen: