Manchester City e kaloi Real Madridin dhe arriti në finalen e Ligës së Kampionëve, por Kevin De Bruyne dhe Pep Guardiola u përfshinë në një mosmarrëveshje të nxehtë.
Udhëheqësit e Premier Ligës arritën në një fitore 4-0 ndaj kampionëve në fuqi të Evropës në ‘Etihad’ të mërkurën, duke i lejuar ata të rezervojnë biletën për bë Stamboll më 10 qershor.
City bëri një punë të lehtë për të mposhtur Realin, pasi ata dominuan gjatë gjithë kohës, por trajneri kërkues Guardiola humbi qetësinë me mesfushorin De Bruyne në një moment gjatë pjesës së dytë, pasi lojtari belg shpërdoroi topin.
De Bruyne nuk e pranoi me dashamirësi informacionin e spanjollit dhe u kap nga kamera duke bërtitur “mbylle, mbyll gojën” në drejtim të Pep.
Për ‘Movistar’, trajneri i ‘Citizens’ shpjegoi situatën e tij me mesfushorin belg.
“Në 2-0 ne nxituam shumë. Menjëherë pas pushimit [Ilkay] Gundogan humbi një top, Kevin bëri tre kalime që nuk ishin të nevojshme dhe ne nxituam shumë kur duhej të bënim të kundërtën, t’i fundosnim dhe t’i kthenim. Por është normale. Afrohet, ju nxitoni dhe na ka kushtuar më shumë, edhe pse në përgjithësi kemi pasur një lojë të jashtëzakonshme”, ishin fjalët e Guardiolës.
Kujtojmë që në finale Manchester City luan ndaj Interit./Lajmi.net/