Skuadra e Melbourne City është kualifikuar në finalen e madhe të play-offit në futbollin e Australisë, A-League.
Futbollisti i Kombëtares së Kosovës, Valon Berisha, bëri një asist në fitoren e skuadrës së tij 4 me 0 ndaj Sydney FC, shkruan Lajmi.net
Berisha bëri asist te goli i parë i shënuar nga futbollisti Good në minutën e 37’të.
Golat tjerë për ekipin e Melbourne i shënuan: Rodwell (autogol), Tilio dhe Van der Venne.
Melborune City tani pret fituesin e ndeshjes së dytë gjysmëfinale mes Central Coast Mariners dhe Adelaide United për ta mësuar kundërshtarin në finalen e madhe./Lajmi.net/
😍 HOW GOOD?! Curtis Good gives us the lead!
🎥 @10FootballAU | #SYDvMCY | 💙 1-0 🔷 (2-1) pic.twitter.com/kL6oXe5ZPd
— Melbourne City FC (@MelbourneCity) May 19, 2023